UJANA ZAJMI
Eng - "A friend once commented that the Albanian flag and the LGBT+ flag are in complete opposition with each other. Through each piece’s depiction of queer Albanians in traditional clothing, I aim to illustrate a harmonious merge between the two identities."
This series was published in the "A Romantic State of Mind" issue of O GOCË, an independent publication documenting the work and voices of Albanian female and non-binary creatives across the diaspora.
SQ- "'Shqiponjat e Ylberit' është një seri dixhitale ilustrimi e krijuar nga Ujana Zajmi, e shfaqur për herë të parë në "Edicioni i dashurisë" të revistës O Gocë. Seria u frymëzua nga besimi i njohur zakonisht se një identitet queer është antagonist ndaj një identiteti shqiptar, me jo-mbështetësit që argumentojnë se komuniteti LGBT+ është antiteza e vlerave kulturore shqiptare. Si rezultat, anëtarët e komunitetit LGBT+ shpesh përjetojnë konflikt të brendshëm dhe ndjenja të përjashtimit nga shoqëria shqiptare.
Hulumtime të psikologjisë kanë treguar që stimulimet vizuale mund të luajnë një rol të rëndësishëm në transformimin e opinionit publik, dhe arti ka shërbyer prej kohësh si një mjet për të përballur çështjet sociale. "Shqiponjat e Ylberit" synon të shfrytëzojë këtë koncept përmes ilustrimeve të shqiptarëve queer të veshur me veshje popullore nga komunitetet shqiptare në të gjithë Ballkanin. Duke shkrirë imazhet në dukje të kundërta, kjo seri shpreson të promovojë një marrëdhënie më harmonike midis identiteteve queer dhe atyre shqiptare. Shqiptarët LGBT+ kanë pasur gjithmonë një vend në shoqërinë dhe kulturën shqiptare, dhe koha për ta pranuar këtë është e vonuar shumë."
